Vëllai i ngul thikën vëllait në Lushnje

schedule15:08 - 10 Gusht, 2021

schedule 15:08 - 10 Gusht, 2021

Një 39-vjeçar në Lushnje është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë vëllain e tij. Njoftohet se 39-vjeçari e ka plagosur të vëllain pas një konflikti për motive të dobëta.

58-vjeçari G. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës duke marrë kujdes shëndetësor.

Po ashtu, policia Fier bën të ditur se në pranga janë vënë katër persona për vepra të ndryshme penale. Është arrestuar një 43-vjeçar që gjatë kontrollit që iu bë në banesë iu gjet një sasi kanabisi dhe fidanë të kësaj bime.

Kurse,  Forcat e Posaçme “Shqiponja” kanë kapur një 34-vjeçar, banues në Kolonjë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë A. Sh., 42 vjeç, banues në Ngreçan, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Në flagrancë u arrestua edhe një 37-vjeçar, banues në Divjakë, pasi është kapur nga policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. s.b/abcnews.al/