GJKKO ka vendosur arrest në burg për Dashnor Dumanin, vëllain e Nuredin Dumanit.
Dashnor Dumani u ekstradua pak ditë më parë nga Dubai. Dumani akuzohet për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018-tën në Bradashesh ku mbetën të vrarë në një atentat Indrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Gjithashtu Dumani akuzohet nga SPAK si i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit
Por kush është Dashnor Dumani, i njohur thjeshtë si “Dashi” në botën e krimit?
Emri i tij në skedarët e policisë del që në vitin 2010, i skeduar për vjedhje në zonën e Durrësit. Më pas në vitin 2015 Dashnor Dumani u kap bashkë me 5 persona të tjerë në qytetin e Durrësit me një sasi të madhe tritoli. Në atë kohë u dyshuar se tritoli do të përdorej për një ngjarje kriminale me porosinë që kishte marrë një prej të arrestuarve. Edhe në Francë Dashnor Dumani ka skedarë në polici, si shfrytëzues prostitucioni, vepër penale për të cilin gjithashtu ishte dënuar në Francë.
Lidhjet me botën e krimit, Dashnor Dumani i shtriu deri në Elbasan, ku krijojë miqësi me Talo Çelën. Në shumë prej ngjarjeve, Dashnor Dumani nuk është zbuluar vetëm nga hetuesit por edhe nga vetë vëllai I tij Nuredin Dumani. Për grabitjen e lekëve në Rinas nga grupi i Talo Çelës nga dëshmia e Nuredin Dumanit del se kanë marrë pjese Talo Çela, Altin Ndoci, vellezerit Çala, Admir Murataj, Dashnor Dumani si dhe Dorian Shkoza.
Dash Dumani dyshohet nga SPAK se ka qenë pjesë e Masakrës së Bradasheshit në vitin 2018, ku u vranë 3 familjarë të Erion Alibej një tjetër të penduari të drejtësisë. Dy vëllezërit në dosjet e SPAK dalin se punët I kanë të ndara. Njëri (Dashnori) punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën, tjetri (Nuredini) ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak dhe për të vrarë Talo Celën. Nuredin Dumani, gjatë disa komunikimeve në “SkyECC” flet me vëllanë e tij Dashnorin, për sa I përket masakrës së Bradasheshit, ku vetë Dashnor Dumani pranon se ka qënë pjesë e grupit që qëlluan në drejtim të të vëllai të Erjon Alibej, duke vrarë 3 vetë.
Marrëveshja për ekstradim është arritur edhe për një prej anëtarëve të organizatës së Çopjave. Armis Stafa 36 vjeç, nga Elbasani, I cili u arrestua më 27 maj në Dubai, pasi rezulton në kërkim për dosjen “Plumbi i Artë 2”, në të cilën u goditën Çopjat. Roli i tij ishte të pastronte paratë e kësaj organizate kriminale përmes tregtisë së makinave.