George Monoggiou, vëllai i deputetes greke u shua një natë më parë në një aksident rrugor pas “Ferrari” me të cilin po udhëtonte u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.
Mediat greke bëjnë me dije se avokati i tij Alexis Kougias ka kërkuar hetim për shkaqet e këtij aksidenti duke iu referuar një mosmarrëveshje që biznesmeni kishte me ish-partneren dhe nënën e fëmijës së tij.
Sipas avokatit, biznesmeni kishte pasur konflikte me ish të dashurën e tij, ndërsa sot do të bënte një ankesë në gjykatë pas padisë së kishte ngritur kjo e fundit.
Hetuesit do të këqyrin kamerat e sigurisë në rrugën ku viktima bëri kilometrat e fundit për të kuptuar lëvizjet e automjetit para se të përplasej me pemën.
George kishte pasur një lidhje jashtë martesore me ish-partneren me të cilën kishte edhe një fëmijë.
Tashmë hetuesit presin edhe përmirësimin e gjendjes së partneres aktuale të viktimës me të cilën ai kishte edhe një fëmijë disa muajsh. Kjo e fundit ndodhej bashkë me të në makinë në momentin e aksidentit por arriti të dalë para se automjeti të përfshihej nga flakët. m.v/abcnews.al