Vëllai i Albert Krasniqit, biznesmenit që u vra nga i ati një ditë më parë ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike, duke bërë dedikim prekës për të vëllain që sot nuk është më. Teksa ka publikuar një foto krah tij, Ylli Krasniqi shkruan se Alberti ishte një djalë bujar dhe trim ndërsa shton se do të takohen bashkë në botën e përtejme.
“Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet e përzemërta. Me pamundësi t’i kthej të gjitha mesazhet dua të ju falenderoj shumë. Nëse më lejohet të përmbledh diçka në emër të vëllait tim, dua të them diçka… Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me aksënd për nga bujaria dhe trimëria e tij. Pusho i qetë vëllai im se të duhet me pushu pak nga kjo botë e përkohshme.
Do të takohemi në botën e vërtetë dhe do rrimë bashkë ashtu si kemi nejt në kët botë të rrejshme. Të kam dasht të dua dhe do të dua gjithmonë”, shkruan ai.
Ngjarja e një nate më parë tronditi Prishtinën dhe mbarë opinionin publik. Shumë VIP-a që kishin pasur njohje me Albertin reaguan mjaft të prekur nga kjo ngjarje e papritur. Skëndër Krasniqi e vrau të birin me armë zjarri në garazhin e banesës së tyre.
Mediat kosovare raportuan se ata u konfliktuan pasi i ati i kishte kërkuar Albertit të dorëzohej në polici sepse kishte rrahur të shoqen me të cilën ishte ndarë pak kohë më parë. Ndërkohë që xhaxhai i viktimës tha se se ngjarja ishte aksidentale./mv.abcnews.al