Një 63-vjeçar në Fier ka humbur kontaktet me familjen.
Denoncimin për zhdukjen e tij e ka bërë i vëllai.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi ka bërë kallëzim vëllai i i tij se 63-vjeçari (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 01.01.2022 dhe nuk është kthyer më“, thotë policia.
2 persona të tjerë në Lushnje dhe Divjakë janë arrestuar për dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 48 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij si edhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar te banesa e bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin J. M. 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduarale. /abcnews.al