Vëllai denoncoi humbjen, 26-vjeçarja kishte ikur me të dashurin dhe jetonte në familjen e tij

schedule08:48 - 28 Nëntor, 2021

schedule 08:48 - 28 Nëntor, 2021

26 vjeçarja, Areta Çauli e cila u denoncuara e zhdukur prej 7 ditësh në Durrës nga vëllai i saj, i cili i shqetësuar tha për mediat se dyshonte se ishte rrëmbyer.

Mëngjesin e kësaj të diele policia bën me dije se 26 vjeçarja është gjetur në Labinont Katund e cila ishte martuar me një djalë. Ndërkohë mjekët kanë pohuar se 26 vjeçarja ka qenë në spital për krizë nervore dhe i është bërë një qetësues.

Ndër të tjera mësohet se ajo ishte larguar me dëshirë me të dashurin që kishte njohur në Facebook, i cili ishte kthyer nga Italia.

LEXO EDHE: “Më morën 4 burra”. E reja në proces divorci ka humbur prej 1 jave: “Dua të shoh fëmijët për herë të fundit”

Ajo ka thënë në polici se familja e djalit e kishte mirëpritur të renë si nuse djali, ndërkohë ato nuk dinin asgjë se ajo ishte në proces divorci dhe se kushte dy fëmijë.

“Nuk i kisha thënë familjes së të dashurit se isha në proces divorci dhe se kisha dy fëmijë”, ka thënë ajo.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26 vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!