Vëllai binjak kishte vdekur nga gripi spanjoll 1 shekull më parë, humb jetën veterani 100 vjeçar nga koronavirusi

schedule10:15 - 23 Prill, 2020

schedule 10:15 - 23 Prill, 2020

Një veteran 100 vjeçar i Luftës së Dytë Botërore që vdiq nga Covid-10 kishte humbur vëllanë e tij në pandeminë e vitit 1918, tha nipi i tij.

Philip Kahn është veterani më i vjetër në Nassau County, New York, sipas familjes së tij dhe ka qenë i frikësuar që një pandemi tjetër do të ndodhte në jetën e tij, tha nipi Warren Zysman për CBS New York Post.

 

“Ishte diçka që ai e thonte shumë shpesh. Sa herë që kisha biseda me të ai do të më thonte: “Unë po ju them se historia përsëritet vetë, 100 vjet nuk është një periudhë e gjatë”.

Kahn dhe vëllai i tij, Samuel, kanë lindur më 5 dhjetor të vitit 1919. Vëllai i tij vdiq disa javë më vonë.

Në varrimin e tij, nipërit dhe mbesat e tij mbajtën fjalime virtuale të përzemërta.

 

“Unë thjesht dua t’i them faleminderit për gjithçka që ka bërë për ne,” tha nipi i tij 9-vjeçar Elliot. “Ai na donte dhe ne e donim njësoj.”

Pandemia e gripit të vitit 1918, e shkaktuar nga një virus i njohur më parë si “Gripi Spanjoll”, vlerësohet se la të vdekur më shumë se 50 milionë njerëz në gjithë globin dhe rreth 675,000 njerëz vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./abcnews.al