Veliaj vijon fushatën e mbjelljeve: 2 milionë pemë të reja brenda 2030

schedule14:58 - 6 Janar, 2019

schedule 14:58 - 6 Janar, 2019

Në këtë fillim viti kreu i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar dhe nga personazhe publike, po vazhdon fushatën e mbjelljes së pemëve në kryeqytet.

Kreu i Bashkisë Tiranë ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve edhe në këto ditë të ftohta janari. Nismës së kryebashkiakut iu bashkua profesori dhe përkthyesi i gjuhës frënge Ilia Lëngu.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, secili sipas mundësive, mbjellja e një fidani është e përballueshme për të gjithë. Pra, nëse secili prej nesh i dedikon një pemë fëmijëve të tij, prindërve, gjyshërve, një përvjetori ose një feste të veçantë, praktikisht ka hedhur rrënjë në qytet, jo vetëm në nivelin metaforik, por ka hedhur rrënjë fizike në këtë qytet nëpërmjet këtij kontributi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, deri në vitin 2030. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!