Veliaj uron Xhaferin dhe Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re për shqiptarët dhe historinë e Maqedonisë së Veriut

schedule18:10 - 27 Janar, 2024

schedule 18:10 - 27 Janar, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

“Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferi, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!