Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj të martën në Apel/ Llabani: Seanca pritet të zgjasë

schedule21:58 - 10 Mars, 2025

schedule 21:58 - 10 Mars, 2025

Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, gazetarja Anduena Llabani foli për seancën e nesërme që do të zhvillohet ndaj Erion Velajt.

Gjatë intervistës në studio, gazetarja u shpreh se pritet që seanca e nesërme të jetë një seancë që do të zgjasë, duke shtuar se mbrojtja e tij tashmë ka edhe një “studio amerikane”

“Nesër do të ketë një seancë do të zgjasë, vetë Veliaj do të jetë prezent. Ai ka dhënë deklaratën që do kthehet në punë. Do të shohim që mbrojtja e tij nuk do jetë thjesht një studio e tërë, me njerëz të afirmuar, por edhe një studio amerikane. Strategjia duket shumë e fortë dhe atë çfarë ka mbledhur pritet edhe të ketë surpriza…”, u shpreh Llabani.

Ndërsa avokatja Enida Bozheku u shpreh: “Prokurori ka të drejtë të shohë të gjithë elementët që kanë të bëjnë me figurën e këtij person. Veliaj ka edhe hiperbolizim sepse edhe do të krijojë një impakt.”

Analisti Ilir Demalia theksoi: “SPAK është organi që nuk po e kontrollon askush në këtë moment. Kush e auditon SPAK-un? Por duket që ka një përplasje…Këtu ka njerëz shumë që janë të shërbimeve të huaja, në Shqipëri…”

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!