Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj shpreh mbështetjen për forcat shqiptare për Komunën e Tuzit

schedule14:30 - 1 Mars, 2019

schedule 14:30 - 1 Mars, 2019

Tirana është e gatshme të ndihmojë me përvojën e saj forcat shqiptare që do të garojnë për Komunën e Tuzit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ja bëri të ditur kandidatit të përbashket Nik Gjeloshaj, të cilin e priti në një takim në bashki.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur mbështetjen për forcat shqiptare në Tuz të Malit të Zi, të cilët do të garojnë me kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore nën koalicionin “Malësia na bashkon”.

“Jam shumë i lumtur që prita në Bashkinë e Tiranës, në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, një mik të vjetër me të cilin jemi rritur bashkë, Nik Gjeloshajn, dhe kolegët që janë bashkuar në një forum shqiptar si Unioni i gjithë shqiptarëve të Tuzit, për të fituar komunën e Tuizit dhe për të sjellë aty një transformim për të cilin ky qytet ka dëshpërimisht nevojë. Vërtet bashkimi e bën fuqinë, vërtet bashkimi sjell fitoren dhe nesër vërtet bashkimi e bën punën, kështu që së pari një përgëzim; së dyti, forca në këtë sprint! Është një sprint për qytetarët shqiptarë të Tuzit, por edhe të tjerët, edhe të etnive të tjera, qofshin malazezë, boshnjakë, sepse do të shohin tek djemtë e rinj dhe tek një forcë e re realizimin e aspiratave të tyre”.

Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës theksoi rëndësinë që ka pjesëmarrja në votime për Bashkinë e Tuzit, ndërsa kandidati i përbashkët i partive shqiptare në Tuz, Nik Gjeloshaj, falenderoi Veliajn për gatishmërinë për të ndihmuar në realizimin e projekteve për të sjellë ndryshimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!