Veliaj: Së shpejti “Piramida”e Tiranës një nga qendrat më të mëdha të “IT”-së

schedule20:59 - 2 Shkurt, 2018

schedule 20:59 - 2 Shkurt, 2018

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “ICT Awards” theksoi se shumë shpejt do ta kthejë “Piramidën” në një nga qendrat më të mëdha të “IT”-së në Rajon.
Tirana bëhet qyteti i katërt në botë që aplikon këtë nismë të Organizatës “Tummo”.

Erion Veliaj: “Ky qytet po funksionon pak më mirë sot, megjithatë unë prapë them nuk mjafton. Kjo është një nga arsyet pse kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer “Piramidën” e Tiranës në qendrën më të madhë të I.T.-s në rajon. Që ta meritoj plotësisht duartrokitjen po ju tregoj disa detaje për të treguar se është pak më e thellë se thjesht një slogan që meriton duartrokitje. Jemi duke punuar me një organizatë që quhet “Tummo”. “Tummo” është një organizatë me origjinë nga Amerika. Një grup amerikano-armenë e filloi për herë të parë në Jerevan, aty ishte momenti ku ne e pamë. Është si të them pallati i pionerëve për “Digital Literacy”. Pra për të gjithë fëmijët të rinjtë, fillojnë nga mosha katër deri në moshën 24 vjeç. Praktikisht është shkollë inovatore për kulturën digitale edhe varion nga kodimi dhe software design e deri kinema dhe film, montazh e shumë procese të tjera. Çdo ditë në Jerevan hyjnë dhe dalin nga kjo qendër 4000 të rinj. Aq i suksesshëm është projekti saqë për punë ditësh hapet në qendër të Parisit dhe në qendër të Londrës. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin “Tummo” e unë këtu jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na ka dhënë pronën më të lakmuar në qytet, “Piramidën” e Tiranës”./abcnews.al