Veliaj: Rrisim vlerën e pronës; Ambicia jonë ta bëjmë Tiranën qytetin më të zhvilluar të Ballkanit

schedule12:42 - 10 Janar, 2024

schedule 12:42 - 10 Janar, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi mbrëmjen e djeshme punimet për asfaltimin e segmentit që lidh dy rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” në Njësinë 7. Veliaj u shpreh se ky është një investim i rëndësishëm për rritjen e vlerës së pronës në çdo cep të qytetit.

“Kjo ka qenë një lagje me problematikat e viteve të zhvillimit, me ndërtues që nuk i mbaronin pallatet dhe i linin rrugëve. Na është dashur të bëjmë edhe finalizimin e punës, edhe hipotekimin, edhe legalizimin. Tani duhet të bëjmë edhe urbanizimin, ndaj është shumë e rëndësishme që rrugët “Babë Rexha” dhe “Ndre Mjeda” të lidhen mes tyre. Jam i lumtur për cilësinë me të cilën kemi punuar këtu, duke bërë edhe zgarat e shiut, duke mbjellë edhe pemë. Shumë shpejt do të vazhdojmë me ndriçimin në të dyja anët sepse Tirana meriton të rritet me të njëjtën shpejtësi”, tha Veliaj.

Mandej, ai tha se Bashkia e Tiranës do vijojë me investimet në shkolla. Veliaj shtoi se vitin e shkuar janë ndërtuar 7 shkolla dhe ambicia është që të bëhen edhe 20 të tjera. Sipas tij, ambicia e bashkisë është që Tirana të jetë qyteti më i zhvilluar në Ballkan. “Detyra jonë është të bëjmë punën sepse në fund mbetet puna. Për sharësit nuk ka vend në histori, por vetëm për punën, për infrastrukturën, për shkollat, për kopshtet, për çerdhet, për pemët, për asfaltin. Ambicia ime është që, në fund të këtij mandati, ne ta lëmë Tiranën si qytetin më të zhvilluar në Ballkan. Parimi është nga Shëngjergji te Njësia 7, nga Njësia 7 në Krrabë, nga Krraba në Ndroq, nga Ndroqi në Kashar, të punojmë me të njëjtën cilësi”, u shpreh Veliaj.

Kur përmendi projektin për zgjatimin e Lanës, ai kujtoi projektin e Unazës së Madhe në Astir, që u zhbllokua vetëm pas tre vitesh me sherr e djegie gomash. Veliaj tha se vepra mbetet, sherret harrohen. “Ne i kemi harruar me sa sakrifica u bënë gjithë ato debate. Kur mendoj për shembull shkollën “Gustav Mayer”, e cila përmbytej, sot e kemi një nga shkollat model. Edhe në botë po reklamohet modeli ynë i shkollave miqësore për fëmijët, ku jo vetëm shkollat e reja janë bërë me këtë standard, por edhe te shkollat e vjetra po krijojmë një brez sigurie, si një lloj parku linear, që rrethon shkollën, ku makinat e ulin shpejtësinë, ka më shumë pemë dhe stola. Sapo kemi miratuar fazën përfundimtare të projektit të Lanës. Në Njësinë 7 duam të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë: Lana është me tre korsi, edhe me korsi biçikletash, edhe me korsi parkimi, e gjëlbëruar dhe nuk ka më përmbytje si dikur. E njëjta gjë do të ndodhë për pjesën që prek Njësinë 7, duke filluar nga Pallati me Shigjeta, deri pastaj ku ndahet me Astirin dhe Kasharin, poshtë autostradës. Duam të vazhdojmë kështu deri në zonën e Yzberishtit, prandaj na duhet bashkëpunim”, shtoi ai.

Veliaj sqaroi edhe zgjidhjen e gjetur për banorët. “Bashkia e ka tashmë një tokë ku do të ndërtojë pallatet për të strehuar banorët që kanë ndërtuar në shtratin e lumit të Lanës. Në një vend normal kjo nuk do të ndodhte, por ky vend dhe kjo qeveri e majtë, ky kryeministër i majtë, kjo bashki e majtë, beson tek solidariteti. Ndodhi çfarë ndodhi në vitet ’90, tek Lana, tek Bregu i Lumit, iku ajo kohë. Nuk e kthejmë dot kohën pas. Por, ajo që do të bëjmë është një trajtim social të të gjithë atyre banorëve që, për një arsye ose një tjetër, banojnë në shtratin e Lanës. Në Polin e Drejtësisë, pjesa e tokës mbrapa KLGJ-së edhe KLP-së, është një tokë bashkiake, do të jetë Bashkia ajo që do të ndërtojë pallatet, ndaj banorët do të duhet të largohen nga Lana, jo për fiksimin tonë, por sepse qyteti ka nevojë. Qyteti nuk është i kryetarit të bashkisë, është i të gjithëve. Ashtu si Astiri zhbllokoi një potencial të jashtëzak…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!