Veliaj: Projekti në Shkozë nuk është i Bashkisë por i ARRSH

schedule12:19 - 22 Shtator, 2017

schedule 12:19 - 22 Shtator, 2017

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj sqaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan se projekti i Unazës Veriore që kalon dhe në Shkozë, në funksion të të cilit po shemben disa ndërtime, nuk është i bashkisë, por i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve. Veliaj bëri të ditur se, pavarësisht këtij fakti, Bashkia e Tiranës do të mbështesë banorët me bonus qiraje për një vit.
Projekti që ka nisur të zbatohet në Shkozë për ndërtimin e rrugës dhe zgjerimit të lumit Lanë nuk është i bashkisë Tiranë. Ajo zonë është në gjurmën e projektit të vitit 1989 të qeverisë së Adil Çarçanit.Ndërsa firmëtarët e projektit i mban në duar. Ky është sqarimi I parë që jep kryebashkiaku Erion Veliaj në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.
Ndërsa lidhur me cështjen e shpronësimeve kryetari I bashkisë tiranë tha se po zbaton një vendim të qeverisë së Sali Berishës, sipas të cilit hipotekohen vetëm ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv.
Ndaj dhe protestat e opozitës për kryebashkiakun Veliaj janë thjesht lotë krokodili.
Ndonëse Bashkia e tiranës hedh poshtë cdo pretendim mbi përgjegjësitë e projektit, kryebashkiaku Veliaj sqaron se do të marrë përsipër tu ofrojë një zgjidhje ndonëse Tiranës do ti kushtojë një shkollë më pak e ndërtuar tha ai.
Projekti i zgjatimit të lumit Lana do të vazhdojë edhe në të dyja skajet e saj në very e në jug. Të gjithë ata që kanë ndërtuar në këtë project do të kenë të njëjtin fat me ndërtimet në shkozë deklaroi Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!