Në muajin maj në Tiranë do të zhvillohet Samiti i nivelit të lartë të Brdo-Brijunit ku të pranishëm do jenë krerët e shteteve të rajonit, si dhe drejtuesit e lartë të BE-së. Këtë e bëri të ditur Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me Presidentin e Sllovenise Borut Pahor.
Veliaj dhe Pahor biseduan rreth këtij organizimi dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. Objektivi kryesor i Samitit është forcimi i dialogut politik, për të rritur nivelet e besimit dhe për të promovuar zgjidhjen e çështjeve dypalëshe. Në shenjë mirënjohje dhe te miqësisë mes Shqipërisë dhe Sllovenisë Veliaj i dhuroi presidentit Pahor “Çelësin e Tiranës”. Ndërsa Presidenti Pahor shprehu mirënjohjen për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe theksoi se Samiti i Brno-Brijunit do jetë një mundësi shumë e mirë prezantimin e vlerave evropiane të Shqipërisë. /abcnews.al