Ish ministri italian i Punëve të Jashtme Franco Frattini rikthehet në Tiranë pas pesë vitesh. Ai u prit në një takim nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj ku vlerësoi transformimin e kryeqytetit shqiptar. Ish ministri italian i Punëve të Jashtme shprehu bindjen se shumë shpejt Shqipëria do të jetë vendi më i ri anëtar i Bashkimit Europian, ndërsa deklaroi se “Europa është destinacioni final për shqiptarët”.
Ndërkohe kryetari i bashkise Erion Veliaj i shprehu vlerësimet e tij Franco Frattinit për kontributin e dhënë për integrimin europian të vendit dhe veçanërisht për udhëheqjen e procesit historik të lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë./abcnews.al
Veliaj pret ish ministrin italian të punëve të jashtme Franco Frattini
schedule13:48 - 20 Tetor, 2018
schedule 13:48 - 20 Tetor, 2018