Tirana dhe Parma do të bashkëpunojnë për çështje të turizmit, ulturore, mobilitetin dhe teknologjinë e avancuar në dhënien e shërbimeve për qytetarët.
Kryebashiaku i kryeqytetit Erion Veliaj diskutoi me homologun e tij Federico Pizzaroti i cili vizitoi Tiranën.
Veliaj: “Për ne është fat që jemi pranë Italisë, pranë Parmës, që jemi pranë qyteteve që tashmë janë udhëheqëse të zhvillimit dhe modernizimit në Europë, e mezi pres që të bëjmë më shumë. Duam të kuptojmë pak më shumë se si sfidat e mobilitetit, transportit publik, e një qyteti dixhital, janë transformuar në qytetin e Parmës dhe gjithashtu duam të mësojmë shumë për turizmin dhe për mënyrën se si mund të transformohet qyteti përmes turizmit, kryesisht zonat rurale që mund të jetojnë me agroturizëm, se si mund të jetohet mirë me kulinari. Duke mësuar nga më të mirët, edhe ne mund të bëhemi pak më të mirë”,
Pizzaroti: “Folëm për kulturë, ekonomi, por edhe për teknologjitë e reja, për t’i bërë qytetet më të jetueshme. Pas gati një viti, vlerësoj shumë këtë shesh fantastik, faktin që është një hapësirë pedonale, çka sjell një lëvizshmëri më të qëndrueshme dhe një hapësirë për qytetarët”, tha Pizzaroti.
Kryebashkiaku i Parmës theksoi se gjatë kthimit te vizites, pritet të nënshkruhet edhe dokumenti që do të zyrtarizojë miqësinë mes dy qyteteve.
Shume shpejt nje delegacion i Bashkise se Tiranes sipas kryebashkiakut Veliaj do të shkojë në Parma për të disktuar një axhendë konkrete bashkëpunimi.
Në shenjë miqësie dhe vazhdimësisë së bashkëpunimit mes dy bashkive kryebashkiaket mbollën një pemë në lulishten e sheshit “Skënderbej” ndersa zyra e shtypit i shperndau filmimet medias./abcnews.al