“Veliaj po bën lojë juridike”, kështu u shpreh analisti Arben Meçe në emisionin “Real Story” në ABC News, teksa komentoi përplasjen institucionale rreth dekretit presidencial për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.
Sipas Meçes, letra e Presidentit Begaj drejtuar Gjykatës Kushtetuese nuk erdhi në kohën e duhur dhe përbën një ndërhyrje të vonuar dhe përfshirje të Presidentit në “lojën politike”.
Ai thekson se çështja tashmë ndodhet në duart e Kushtetueses, e cila ka hyrë në fazën përgatitore të shqyrtimit, ndërsa Veliaj po zhvillon një betejë juridike me pretendimin se është i goditur politikisht dhe se çështja do të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut.
“Kalimi i çështjes në Gjykatë Kushtetuese, i jep të drejtë të kalojë çështjen dhe të vazhdojë shqyrtimin. Gjykata Kushtetuese tha që nuk do e bëje këtë dekret. Në rastin e gjykimit u prenë të gjitha. Jemi në pikën zero, që nëse bëhet ankimi pezullohen të gjitha.
Gjykata merr vendime të pjesshme. Që në momentin që Gjykata Kushtetuese e shqyrton kalohet në tre faza, përgatitorja, pastaj vjen seanca publike. Letra që është dërguar sot nuk është në kohën dhe vendin e duhur. Presidenti është futur politikisht në lojë. Këtë pretendim presidenti duhet ta jepte në seancën në datën 31. Nuk është një çështje që ka një debat juridik me palëve, dhe të ketë nevojë për fakte.
Veliaj po bën një luftë juridike dhe ka prodhuar një dosje, ku e quan veten të goditur politikisht. Ai thotë që çështja e tij do mbyllet në Strasburg. Vendimi dhe dekreti janë me pikëpyetje që i japin të drejtë Veliajt në Strasburg”, tha Arben Meçe./abcnews.al

