Kryebashkiaku Veliaj në inagurimin e këndit të 50 të lojrave në Tiranë, tha se Bashkia ka bërë investimin e duhur per Tiranën e 5 dekladave të ardhshme. Ai fton banorët të jenë bashkëpunues me njëri- tjetrin dhe bashkinë.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar së ndërtuari këndin e 50-të të Lojërave në Tiranë. I pranishëm në inaugurim, kryetari Erion Velaij tha se për Tiranën e 50 viteve që vijnë, Bashkia ka bërë investimin e duhur.
“Me aplikacionin FaceApp mund të shohim se si do dukemi pas 50 vitesh, por nëse duam të dimë si do duket Tirana pas 50 vitesh, do të duhet të ndërtojmë kënde lodrash, ku fëmijët mësojnë si të luajnë në komunitet, si humbasin, si fitojnë, të mësojnë si rrëzohen, por të mësojnë edhe si të ngrihen përsëri në këmbë”.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se duhet të jemi më solidarë, më të pastër dhe të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin, në mënyrë që kryeqyteti të funskionojë siç duhet. /ABc news Albania 24/7