Veliaj: Parku i Kasharit për t’u patur zili

schedule14:12 - 28 Prill, 2019

schedule 14:12 - 28 Prill, 2019

Parku i Kasharit do të ketë të standarde të njëjta me atë të Liqenit Artificial të Tiranës. Është ky projekti që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për këtë zonë gjatë mandatit të tij të dytë.

Ka parashikuar investime të tjera në Parkun e Liqenit të Kasharit kryebashkiaku Erion Veliaj nëse fiton një mandat të dytë.

“Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t’u patur zili, dhe për të rritur standardin”, tha Veliaj.

Në këtë mënyrë, pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana do të bëhet edhe me një “mushkëri” tjetër.

“Kemi punuar në 4 parqe kryesore, liqenore: Parku i Liqenit të Tiranës, parku i Farkës, parku i Vaqarrit, ku kemi bërë mbjellje masive, dhe parku i katërt i Kasharit. Duam që secila zonë të shërbejë si një valvul shkarkimi, e një Tirane, që duam s’duam, me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, ka nevojë të relaksohet, të merret me sport. Brenda mandatit tjetër, e gjithë zona e Njësisë 11, e Njësisë 7, e Njësisë Kashar, po këtu fus edhe jugun e Kombinatit, “Misto Mamen” dhe Yzberishtin, edhe Katundin e Ri, do të ketë një park që është më afër se sa parku i Liqenit”, tha ai.

Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar për shumë vite thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, është shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja buzë liqenit iu bashkuan edhe punonjësit e Operatorit Shtetëror të Energjisë Eelektrike (OSHEE), të cilët kontribuan në shtimit e gjelbërimit në një zonë që po shfrytëzohet jo vetëm si mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, por edhe nga turistët për aktivitete sportive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!