Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj në seancën e Kushtetueses/ GJK: Kërkoi prezencë, nga ne nuk ka pengesë

schedule15:11 - 28 Tetor, 2025

schedule 15:11 - 28 Tetor, 2025

Të premten, ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i arrestuar prej shkurtit, do të mund të lërë qelinë e paraburgimit në Durrës, për të marr pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese.

Burime të ABC News kanë bërë të ditur se Veliaj do të mund të dalë prej qelisë  për të qenë i pranishëm në seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i tij kundër shkakrimit nga qeveria por dhe dekretrit të Presiddntit për zgjedhjet e pjeshshme të Tiranës, që u pezulluan.

Këtë të martë, Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj kërkon të jetë fizikisht i pranishëm, në seancën e së premtes. Pas kësaj kërkese, Kushtetuese është vënë në lëvizje duke njoftuar institucionet, si SPAK për kërkersën e Veliajt por edhe Drejtronë e Burgjeve.

“Gjykata Kushtetuese me shkresën nr. 28 (E) 2025 Regj.Them, datë 13.10.2025, ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike”, qartësohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo praktik ëhstë ndjekur më parë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kur ai duhet të raportonte në Kuvend, në komisionin hetimor, lidhur me koncensionet në shëndetësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!