Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në Samitin për “Qeverisjen e hapur” që u zhvillua në Estoni. Gjatë vizitës së shkurtër atje, Veliaj u prit në një takim edhe nga kryebashkiaku i Talinit, Mihhail Kõlvart.
“I lumtur që isha në Estoni për gjysmë dite, për t’iu bashkuar miqve të Bashkisë së Tallinit dhe kryebashkiakun Mihhail Kõlvart në samitin @opengovpart. Krenar që ndava historinë e transformimit të Tiranës nga një kryeqytet i izoluar, në qytetin e hapur e të lulëzuar që është sot. Ky fluturim i mbingarkuar me linjën ajrore LOT, me të cilin u ktheva në Tiranë, ishte i paimagjinueshëm 10 vite më parë”, shkruan Veliaj.
Delighted to be in Estonia for half a day to pair up with fellow @tallinnofficial mayor Mihhail Kõlvart at the @opengovpart summit.
Proud to share the story of Tirana’s transformation from the capital of isolation to the thriving open city it is today – this overbooked LOT… pic.twitter.com/FNXVxp4dor
— Erion Veliaj #ECS2023 ???? (@erionveliaj) September 6, 2023
/abcnews.al