Veliaj në Ndroq: Nuk negociojmë zgjedhjet një herë në 4 vjet

schedule15:06 - 15 Qershor, 2019

schedule 15:06 - 15 Qershor, 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njëkohësisht kandidat i Partisë Socialiste për një mandat të dytë në kryeqytet e ndali fushatën elektorale në Ndroq. Veliaj iu tha qytetarëve se opozita bojkotoi zgjedhjet, pasi ka frikë nga reforma në drejtësi, ndërsa mazhoranca sipas tij nuk negocion me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

“Kush ka bërë mëkat do japë llogari. Ajo që nuk tolerojmë dot, ajo që nuk bëjmë dot kompromis, ajo që nuk negociojmë dot kurrë është fuqia jonë për të zgjedhur një herë në katër vjet, siç e thotë Kushtetuta, me votë të lirë në fushën e betejës, në kutinë e votimit, në të gjithë territorin e Tiranës, për të  thënë se ka ardhur koha që populli të zgjedhë politikanët, jo politikanët të zgjedhin popullin”.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!