Pas këndeve të lojrave në çdo lagje, Tirana do të nisë një fushatë për shtimin e terreneve sportive. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Lozanë me ftesë të homologut të tij.
Veliaj tha gjatë takimit se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit. Sipas Kryetari i Bashkisë së Tiranës shumë prej koorporatave dhe insitucioneve ndërkombëtare duhet të sjellin selitë e tyre në kryeqytetin shqiptar. Dy homologët diskutuan për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive.
Kryetari i Bashkisë së Lozanës u shpreh i gatshëm për një bashkëpunim konkret edhe në çështjet kulturore. Kreu i Bashkisë së Tiranës gjatë kësaj vizite zhvilloi edhe një takim me komunitetin shqiptar që punon dhe jeton atje, me përfaqësues të politikës dhe komunitetit të biznesit./abcnews.al