Pa e përmendur me emër kryebashkiakun e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka folur për arrestimin Erion Veliajt në një intervistë të gjatë të dhënë për gazetën gjermane Die Zeit. Rama thotë që partia që ai drejton nuk do të jetë mburojë për të korruptuarit.
Unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.
Kreu i qeverisë tha se reformat që janë ndërmarrë, veçanërisht ajo në drejtësi, kanë përmbysur qasjen e deritanishme ndaj korrupsionit në nivelet e larta të pushtetit.
Pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi nëakuza ose dënime.
Lufta kundër korrupsionit thotë Rama është prioritet edhe për anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe Bashkimi Europian e ka vlerësuar këtë./abcnews.al/

