Veliaj në Apel, në 11 mars/ Kërkon lirimin nga qelia, vendos gjyqtari Engert Pëllumbi

schedule12:49 - 5 Mars, 2025

schedule 12:49 - 5 Mars, 2025

TIRANË- Gjykata e Apelit do të vendosë më 11 mars për kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së arrestit në burg. Gjyqtari i apelit Engert Pëllumbi do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e Veliajt për lirimin nga qelia, apo do të lere në fuqi vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani.

Prej datës 10 shkurt kryetari I bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Edhe në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë në 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, ky I fundit përmes avokatëve mbrojtës ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë por, u refuzua nga gjykata..

Nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare. Nga ana tjetër Veliaj ka pretenduar se akuzat e prokurorisë janë të pa bazuara dhe tendencioze.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!