Veliaj: Në 3 vite u asfaltuan dhe u ndriçuan 164 rrugë në Tiranë

schedule22:05 - 22 Tetor, 2018

schedule 22:05 - 22 Tetor, 2018

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një takim me banorët në njesinë.5., prezantoi punët e kryera deri më tani dhe ato që pritet të ndodhin në atë zonë gjatë vitet e ardhshme.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.5 për dikutimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2019. Erion Veliaj prezantoi punët e kryera në infrastrukturë gjatë tre viteve të fundit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Kemi pasur asfaltimin e 164 rrugëve të njesisë 5, ndriçimin e 20 rrugëve të njësisë 5, sinajlistikë rrugore në me mbi 50 rrugë të njesisë 5, riparime trotuaresh 6 herë më shumë se vitet 2011, 2015. Pastrimin dhe mirëmbajtjen e 330 milionë metra katrorë sipërfaqe në vit dhe 2500 drurë dhe shkurre në njesinë 5.”

Numri një i bashkisë prezantoi edhe projektet që pritet të përfundojnë në njësinë administrative nr.5.

“Gjithë blloku që kufizohet nga Garda deri te Petro Nini dhe gjithë zona përreth Juridikut do të jetë projekti ynë i radhës. Me shumë gjasë do ta ndajmë në dy vite. Pra të bëjmë gjysmën njëherë dhe pastaj gjysmën tjetër”.

Veliaj shpjegoi se qarkullimi i automjeteve në kryeqytet do të ulet në 5 vitet ardhshëm pasi do të jetë rritur ndjeshëm përdorimin i biçikletave.

“Për të gjithë ata që besojnë te këto legjendat dhe thonë na ngushtove rrugën ju kujtoj që korsia e biçikletave është bërë në një vend ku gjithsesi rrinin parkuar makinat dhe ti nuk kaloje aty. Pra pesë makina do duhet të parkojnë brenda në lagje, ose te parkingu që kanë shumë pranë te stadiumi “Dinamo”, ndërkohë pesë mijë të tjerë që s’kanë lekë të blejnë makinë, por janë me biçikletë të kenë mundësi të përdorin këto lloj venash dhe këto lloj kapilarësh për qytetin”./abcnews.al