Avokati Edmond Petraj ka ngritur dyshime lidhur me shtimin e akuzave ndaj Erion Veliajt. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, nënvizoi se kur është thirrur i pandehur ka firmosur për katër akuza, ndërsa tani dosja shkon në gjykatë me pesë, dhe kjo sipas tij ka vend për diskutim. Më tek avokati theksoi se Veliaj mund të bëjë edhe kërkesë për ndryshim mase.
“Kjo si akt shpërdorimi detyre konflikt interesi, nuk qëndron. Në sallën e gjyqit nuk vendos SPAK, vendos gjykatë. Nëse Veliaj do bëjë përballje dinjitoze të mbrojtjes, në katër gjëra duhet të ndalet, Pastrimi i parave është akt ekspertimi financiar. Kjo akuzë ngrihet vetëm kur bëhet analiza administrative e institucioneve. Problemi është që duhet të përballesh me provat. Hetimi administrativ është hetimi kyç. Në kushtet që jemi Veliaj, në çdo fazë mund të bëjë kërkese për ndryshim mase. Nga ana procedurale kjo situatë, tani i shtohet edhe një akuzë, më duket pak si një konflikt sa i përket pjesës së procedurës se si është vepruar. Kjo pjesë do parë. Nëse janë ngritur katër akuza, nuk mund të shkojë me pesë akuza në gjykatë. Është thirrur i pandehur para dy muajsh ka firmosur për katër akuza, ndërsa tani dosja shkon në gjykatë dhe t’i shkon me pesë…Kjo ka vend për diskutim”, tha ai.
/abcnews.al/

