Veliaj mesazh para protestës: Është koha të bëjmë një pakt

schedule15:10 - 21 Qershor, 2019

schedule 15:10 - 21 Qershor, 2019

Para protestës së opozitës kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apeloi për një pakt për të mos cenuar imazhin e vendit. Sipas Erion Veliajt ka më shumë gjëra që bashkojnë se ndajnë.

Është koha për të bërë një pakt për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë. Mesazhi vjen nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njëkohësisht kandidati socialiste për një mandat të dytë në kryeqytet.

 “Është koha të bëjmë një pakt bashkë, në një kohë sfiduese për vendin, që të paktën për Shqipërinë, për Tiranën të flasim mirë. Ne mund të kemi bindje të ndryshme, opinione, parti të ndryshme, mund të kemi anëtarësi të ndryshme. Në fund të ditës, Tiranën e kemi bashkë dhe kjo që na bashkon është shumë herë më e rëndësishme se ajo që na ndan.”

Pak orë para protestës së opozitës kryebashkiaku Veliaj takoi operatorët turistik të cilët i siguroi se kryeqyteti mbetet një vend i sigurt.

 “E gjithë historia do tretet, njerëzit do shkojnë në plazh, jeta do vijojë siç ka vazhduar në Tiranë; sot prapë kemi një protestë, duhet të qetësoni të gjithë turistët që keni nëpër hotelet e agjencitë tuaja, dhe t’i siguroni se për 15 minuta qyteti do jetë prapë xixë, as do të kuptohet fare që Tirana ka kaluar këtë lloj eksperience”. 

Ndërkohë Veliaj u shpreh i sigurt se më 30 Qershor në vend do të zhvillohen zgjedhjet vendore. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!