Veliaj me urbanistë e arkitektë: Do të thërras Komisionin për Teatrin këtë javë

schedule15:50 - 26 Qershor, 2019

schedule 15:50 - 26 Qershor, 2019

Gjatë mandatit të parë në krye të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt i ka mbetur një peng.

“Një nga pengjet e mia është se sa shumë kohë humbëm me teatrin. Në demokraci kemi detyrim që të shpjegojmë, të jemi transparentë e të debatojmë, por çdo gjë ka një masë”.

Kryebashkiaku thotë se do të rikuperojë kohën e humbur që këtë javë.

“Do të thërras komisionin e ngritur me VKM për teatrin  që këtë javë. Do shfrytëzoj verën për të filluar implementimin”.

Ata që kundërshtojnë projektin, Veliaj thotë se e bëjnë për përfitime politike.

“Jo vetëm që nuk janë të fushës, por tek i sheh që kanë braktisur kauzën e teatrit dhe duke u marrë me kauzën e bllokimit të zgjedhjeve, një përzjerje për të kuptuar sa e rrëmë është kauza e radhës, e kupton se është humbje kohe”.

Në takimin me urbanistë dhe arkitektë rreth hapësirave publike në Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj njëkohësisht kandidati socialist për një mandat të dytë në kryeqytet tregoi disa prej projekteve të tij.

Sipas Veliajt Tirana do të ketë një bibliotekë të re kombëtare, Kopshti Zoologjik do të rindërtohet ndërsa zyrat e bashkisë do të zhvendosen në bulevardin e ri në kryeqytet. /ABC news Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!