Kandidati socialist që garon për një mandat të dytë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj zhvilloi takime me banorët e Njësisë 9 ku foli për projektet e bëra deri më tani dhe ato që pritet të realizohen 4 vitet e ardhshme.
Njësia numër 9 është transformuar plotësisht, që nga trotuaret, ndriçimi dhe hapësira rekreative për banorët. Këtë e deklaroi kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet e kryera në këtë njësi.
“Na ka ecur puna shumë mirë. Ka pasur ngarkesë, nuk është mentalitet i lehtë, por e di çfarë? Kur njerëzit shohin që punohet, thonë se duke punuar, fiton edhe besim. Në lagje këtu i kemi bërë të gjitha ndërhyrjet, edhe rruga nuk ka dalë keq”.
Edhe banorët e njësisë 9 në Tiranë u shprehën shumë entuziastë për investimet e kryera nga Bashkia e Tiranës
Gjatë takimit me banorët, Veliaj theksoi se Njësia 9 do të preket edhe nga disa projekte të reja, siç është edhe ndërhyrjet tek Unaza e Madhe
“Tani po punojmë te blloku i “Casa Italia”-s, kemi edhe rrethrrotullimin te “Shqiponja”. Do bëhet edhe rruga te Astiri. Atyre ju ka dalë llotaria, po bëjnë shtëpi, janë bërë 10 familje bashkë dhe po bëjnë pallate ngjitur me Unazën e Madhe të Tiranës, që është rruga më e shtrenjtë. Pra, u ka rënë bingo, nuk janë për hall. Atyre është për t’u thënë, vazhdo te partia, por rruga do të bëhet. Kështu shpëton “Casa Italia”, Dogana dhe gjithë rrethrrotullimi ‘Shqiponja”.
Veliaj theksoi se në 4 vitet e ardhshme, Tirana do të pësoje ndryshime të mëdha në të mirë të komunitetit të saj. /ABC News Albania 24/7