Veliaj mbjell pemë me ish-Presidentin Topi

schedule14:02 - 21 Prill, 2018

schedule 14:02 - 21 Prill, 2018

Çdo vit Tiranës do t’i shtohen 100 mijë pemë të reja. Premtimi vjen nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili deklaroi se tashmë që ëshë vendosur, ky standard do të respektohet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në rrugën e “Kokonozëve” në Tiranë, ku sëbashku me ish-Presidentin e Republikës, Bamir Topi, mbollën 20 pemë bli, të dhuruara nga ky i fundit dhe nënkryetari i bashkisë, Andi Seferi.

“Qyteti mund të ketë shumë probleme, por kur ka solidaritet, jemi bashkëautorë të modernizimit të tij”, tha kryetari i bashkisë ndërsa vlerësoi të gjithë qyetarët dhe bizneset që kanë kontribuar për gjelbërimin e  Tiranës.

Aksionit të mbjelljeve iu bashkuan edhe punonjësit e Prefekturës së Tiranës, të cilët dhuruan 50 pemë kumbulle të kuqe, por edhe shqiptarë të Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!