Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konfirmon se do të kandidojë për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit.
Këtë e bën të ditur dy ditë para Kongresit të Partisë Socialiste ku pritet që kryeministri Edi Rama të zyrtarizojë kandidaturën e tij përmes një videomesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Përmes këtij videomesazhi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i kërkon banorëve të kryeqytetit të jenë të pranishëm në sheshin “Nënë Tereza” të shtunën. Ndërkohë Veliaj iu thotë qytetarëve të Tiranës se ka nevojë për një dorë që katër vitet e ardhshme ta çojë Tiranën edhe më përpara./abcnews.al