Veliaj-Dumanit: Dado jo në dosjen time/ Avokatët dorëzojnë kërkesën në SPAK: Konflikt interesi

schedule15:48 - 7 Mars, 2025

schedule 15:48 - 7 Mars, 2025

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, u paraqit në Prokurorinë e Posacme, të premten në mëngjes në respektim të masës së sigurisë, detyrimin për t’u paraqitur dy herë në muaj.

Pak orë më vonë avokatët e saj dhe të bashkeshortit Erion Veliaj bënë publike lëvizjen e tyre të radhës.

Avokati i bashkiakut të Tiranës, tha se i janë drejtuar zyrtarisht kryetarit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, për përjashtimin apo zëvendësimin e prokurorit të çështjes Olsi Dado, me një prokuror tjetër në hetimin që po zhvillohet ndaj tij. Arsyetimin me shkrim, sipas avokatëve mbrojtës, e ka bërë edhe vetë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ku është shprehur se sipas tij Ols Dado, ka konflikt interesi për shkak të një leje ndërtimi të dhënë për të nga vetë Veliaj.

“Veliaj e ka shfaqur edhe vetë konfliktin e interesit me Ols Dadon. Kjo kërkesë ka qënë verbale gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë dhe shkaku ishte konflikti i interesit për një leje ndërtimi. Në mungesë të një përgjigje aty për aty, ne si mbrojtje kemi formalizuar kërkesën dhe kemi kërkuar përjashtimin e Ols dados apo zëvendësimin e tij me një prokuror tjetër. Kemi shtuar edhe pjesë ku ne e shikojmë Ols Dadon si të njëanshëm në qëndrimet e tij. Akoma nuk kemi marrë një përgjigje. Do ndjekim të gjitha hapat.”, tha avokati Ermir Bete.

Pretendimet e Erion Veliajt për konflikt interesi nga Ols Dado, po shqyrtohen njëkohësisht në ILD dhe KLP, dy ankesa të bëra më herët nga pala mbrojtëse e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK, Erion Veliaj u la në burg nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar oër veprat penale, “Korrupsion pasiv, i funksionarëve shtetërore”, si dhe për “pastrim parash” .

Gjate komunikimit pa kamera me gazetarët, avokatët e Erion Veliajt këmbëngulën në dy pika kryesore të fazë së re të mbrojtjes se kryebashkiakut të Tiranës. Ata theksuan se masa e sigurimit arrest me burg është abuzive dhe ekstreme dhe se bie ndesh edhe me parimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Më tej, avokatët pretenduan se në asnjë rast Veliaj nuk ka intimiduar hetuesit apo gjykatësit e dosjes së tij dhe të bashkëshortes. Ankimi në SPAK, pas ILD dhe KLP si duket po hap opsionin, që përjashtimin e prokurorit Dado për konflikt interesi, mbrojtja e Veliajt ta kërkojë shpejt edhe në gjykatat e vendit, por jo vetëm./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!