Veliaj jep një tjetër lajm të mirë për socialistët nga fronti i numërimit, Rama: Deri në votën e fundit

schedule10:05 - 26 Prill, 2021

schedule 10:05 - 26 Prill, 2021

Brenda pak minutash drejtuesi politik i PS-së në Tiranë Erion Veliaj doli sërish në një deklaratë për mediat duke shpallur një tjetër fitore.

Kryebashkiaku tha se PS ka fituar në Bërzhitë me një rezultat më të thellë, ishte 55% dhe arriti në 65%. “Bërzhita një njësi rurale e Tiranës që ka qenë e djathtë, kemi fituar herën e fundit 55%, kemi thelluar rezultatin, sot jam plot krenari dhe mirënjohje” tha Veliaj.

Një falënderim për votuesit e Bërzhitës kishte edhe Edi Rama. “Deri në votën e fundit. Faleminderit zgjedhësve të Njësisë Bërzhitë, Tiranë”.

Veliaj u kërkoi numëruesve që të mos e zvarrisin procesin, pasi “është pa sens të zgjasim agoninë, por të pranojmë rezultatin” tha ai duke shtuar se PS është e qartë që fitoi zgjedhjet./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!