Veliaj ironizon opozitën: Kalit të ngordhur s’mund t’i biesh më

schedule21:46 - 23 Shtator, 2022

schedule 21:46 - 23 Shtator, 2022

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar opozitën duke e cilësuar si “një kalë të ngordhur.”

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, me gazetarin Endri Xhafo, kryebashkiaku Veliaj theksoi se vendit tonë i bën mirë të ketë miq të mëdhenj.

Ai u ndal te roli që ka luajtur ambasadorja e SHBA-së për të kthyer Shqipërinë në një epiqendër të ngjarjeve në mënyrë që vendit tonë t’i rritet reputacioni.

Veliaj: Duhet të jetojnë të gjithë. Në qoftë se unë kam paguar 1 qindarkë për takime të tilla, nuk e bëj më këtë punë. Nëse dikush ka përdorur paratë e rusëve për të lobuar dhe për të ndikuar politikat e amerikanëve, duhet hetuar. Unë nuk kam asnjë kompleks. Nëse kjo bashki ka këtë reputacion, dhe nëse kjo bashki kërkon 20 takime dhe merr 20 “Po”, unë besoj që Shqipërisë i vjen mirë. Të kisha bërë politikë kundrejt opozitës do ishte padrejtë. Një kali të ngordhur nuk ke çfarë i bie më. Shqipërisë së vogël i bën mirë të ketë miq të mëdhenj.  Ambasadorja Yuri Kim është hiperaktive për ta kthyer Tiranën në epiqendër të ngjarjeve, të japin të gjithë një dorë që t’i rritet reputacioni.

/Abcnews.al/