Veliaj: Investimet e bashkisë kanë 3-fishuar vlerën e pronës; PS mbjell pemë, punë dhe projekte

schedule12:51 - 21 Prill, 2023

schedule 12:51 - 21 Prill, 2023

Në ecjen me banorët në Njësinë 10, me të cilët mbolli edhe disa pemë, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se Partia Socialiste është forca që e çon përpara qytetin me punë. Ai shtoi se sot po ndërhyhet në çdo xhep të lagjeve të qytetit, e kjo do të vazhdojë der isa të preket çdo zonë.

“Në Rrugën e Durrësit bëmë gjithë rrjetin e ujësjellësit, po ashtu bëmë edhe sheshin “Bukureshti”, kurse para ca muajsh bëmë rr. “Kont Urani”. Fakti që kemi punuar çdo ditë, është garanci se edhe në datën 15 maj, edhe datën 16 maj, edhe në qershor, në korrik, në gusht, do të jemi duke bërë këtë punë. Ndaj, dua që të mbajmë ritmin në të gjithë kantierët, cep e më cep. Ka gjithmonë njerëz që do gjëjnë alibi pse s’duhet punuar, pse duhet të shkojmë mbrapa. Unë besoj se qyteti ka parë hajër nga puna jonë. Edhe kur filluam investimet e para me shkollën “Qemal Stafa” dhe gjithë rrugicat edhe rrugët, edhe sot që do fillojmë shkollën e re “Avni Rustemi”, edhe me kopshtin e vjetër që u prish dhe do bëhet i riu, edhe me fushat e tenisit, edhe me shkollën time të vjetër “Dora d’Istria”, për sa kohë që kemi punuar në çdo cep, do të thotë se duhet ta mbajmë këtë ritëm”, tha Veliaj.

Ai tha se teksa çifti Berisha-Meta kanë hallet e tyre, dhe merren me sherre e inate të vjetra, Partia Socialiste mbjell pemë dhe gjelbërim, dashuri dhe pasion, bën punë dhe projekte.

“Hallet e Saliut dhe të Ilirit do bëhen hallet tona? Pra, njëri që është “non grata”, ose ka qenë sigurims, do kthehet në hallin tonë, apo hallet e komunitetit do gjejnë zgjidhje te ne? Unë besoj se është kjo e dyta. Detyra jonë nuk është t’i pëlqejmë të gjthëve, detyra jonë është t’i shërbejmë të gjithëve. Duke i shërbyer të gjithëve, unë besoj që shkojmë përpara. Mjafton të shikoni vlerën e pronës: Në Njësinë 10 është 2-3 fishuar. Edhe dikush që nuk na voton, nuk na mbështet, vetëm duke ndenjur në shtëpi, është bërë 2-3 herë më i pasur sot. Edhe sheshi “Adem Jashari” ishte i rrethuar nga makinat, me trafik, dhe në vend që të nderohej si hero, mbushej me pluhur. Sot është kthyer në një hapësirë, ku edhe ai që ndoshta nuk e thotë dot një fjalë të mirë për arsye politike, e dëgjon gurgullimën e shatërvanit, i shikon edhe pemët. Vendimi ynë që, një pjesë të fondit ta çojmë për të mbjellë pemë, është pikërisht për të ilustruar se duam të mbjellim pastërti, gjelbërim, oksigjen, jo sherr, jo inat, jo përçarje. Data 15 Maj do të jetë një ditë gëzimi për ta çuar qytetin përpara, jo një ditë ku ne të fillojmë prapë të heqim posterat nga muret”, u shpreh Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!