Veliaj: Internet falas te Liqeni

schedule13:55 - 18 Prill, 2019

schedule 13:55 - 18 Prill, 2019

“Frendli Wi – FI” është nisma më e re e ndërmarre nga Bashkia e Tiranës, UNICEF dhe Albtelekom në Tiranë. Ajo garanton internet falas dhe të sigurtë për të gjithë frekuentuesit e parkut të liqenit artificial.

Të gjithë ata që do të frekuentojnë parkun e liqenit artificial në Tiranë tashmë do të kenë mundësi të lundrojnë falas në internet. Jo vetëm kaq, ai do të jetë i sigurtë dhe për fëmijet.

Bashkia,  UNICEF dhe Albtelecom kanë prezantuar nismën “Friendly Wi-Fi”. Një shërbim i certifikuar, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mundëson që përmbajtja online të filtrohet nga materialet e paligjshme.

“Ajo që bëjmë ndryshe sot, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Albtelecom-in, është që këtë mjet ta përdorim vetëm për qëllime të mira. Interneti falas që do të përdoret në të gjithë këtë pedonale, buzë Liqenit, por edhe tek sheshi “Skënderbej”, është i filtruar me një soft “internet friendly”, i cili mund të përdoret vetëm për mirë dhe për mënyra të dobishme”

“Duke konsideruar se në nivel botëror 1 në 3 përdorues të internetit janë fëmijë dhe ky numër po rritet, mbrojtja e tyre nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi online do të bëhet gjithmonë e më shumë një çështje kritike që kërkon veprim të menjëhershëm nga ana jonë!”

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë, z. Veliaj dhe përfaqësuesin e UNICEF-it. Cilido qoftë roli ynë, qëllimi i përbashkët është të përmirësojmë stilin e jetës, të përmirësojmë jetën tonë

Ky shërbim do të shtrihet edhe në hapësira të tjera të kryeqytetit. Krybashkiaku Veliaj u shpreh se  çdo kush mund të lundrojë lirisht dhe në mënyrë të sigurt në internet shumë shpejt dhe në hapësira si Pazari i Ri, Liqeni i Farkës por dhe konvikte dhe shkolla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!