Veliaj flet për Teatrin: Do t’i dëgjojmë të gjithë, qytetarë e grupe interesi

schedule12:53 - 8 Korrik, 2018

schedule 12:53 - 8 Korrik, 2018

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka risjellë edhe një herë në vëmendje cështjen e projektit të Tetarit Kombëtar. Në inaugurimin e këndit të 30-të të hapësirës publike kryebashkiaku Veliaj është shprehur se do të dëgjojnë të gjithë zërat pro dhe kundër  me qëllim që ti bindin se më e mira do të bëhet për qytetin.

Një ditë më parë ambasadorja e Bashkimit Evropian këshilloi qeverinë.

“Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj në mënyrë që të gjeni zgjidhje të cilat janë në përfitim të këtyre qytetarëve”.

Një ditë më pas është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që konfirmon se do ta vërë në zbatim.

“Fakti që sot ka debate dhe të gjithë punët e Bashkisë hanë debat, siç u zumë për këndin e lojrave, doli i shkëlqyer, siç u zumë për bulevardin, doli i shkëlqyer, siç u zumë për Pazarin e Ri doli i shkqyer, siç u zumë për sheshin “Skënderbej”, mori çmim dhe siç po ka debate për teatrin, do dalë një vepër e shkëlqyer. Ndaj sa mirë që vëmendja tani nuk është më: a punohet apo jo në Tiranë, por a e duam apo jo një punë të caktuar; ky në thelb është një kompliment sepse njerëzit e dinë që po u vu dorë nga qeveria shqiptare, nga Bashkia e Tiranës, do dalë diçka e mirë. Do i dëgjojmë të gjithë, do bëjmë debat kush janë grupet e interesit, siç u bindën artistët, siç u bindën regjisorët. Në momentin që janë politikë, politikë do ketë. Ca njerëz nuk do binden kurrë, por për sa kohë që masa e popullit, artistëve e intelektualëve, e atyre që duan ndryshimin do që Tirana të ecë përpara, do vijojmë të ecim përpara”, tha ai.

Deklaratën qytetari i parë i Tiranës e bëri gjatë inaugurimit të bllokut të 30-të banimit i cili u shndrrua nga një hapësirë të degraduar që shërbente si vendparkim automjetesh në një kënd rekreativ. Këto ndërhyrje do të vazhdojnë në cdo lagje të kryeqytetit deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ky është vetëm këndi i 30-të, por Tirana ka nevojë për 300. Sigurisht, krahasuar me zero jemi 30 herë më mirë, por krahasuar me ambicien që kemi, duhet të bëjmë edhe 10 herë më shumë”

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se tashmë që disa nga projektet madhore kanë përfunduar ose janë drejt fundit, Bashkia e Tiranës do të vijojë punën me shtimin e hapësirave të tilla, që jo vetëm ia rrisin vlerën zonës, por edhe krijojnë mundësi pushimi dhe shlodhje për të gjithë banorët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!