Veliaj falënderon patronazhistët: I shtrij dorën kundërshtarëve tanë, për të mirën e komunitetit

schedule10:01 - 27 Prill, 2021

schedule 10:01 - 27 Prill, 2021

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se PS ka fituar njësinë 2 në Tiranë, duke falënderuar çdo socialist, nisur nga numëruesit, komisionerët dhe patronazhistët. Veliaj tha se dy kandidatët për këtë zonë nga opozita dhe maxhoranca duhet të punojnë bashkë për të mirën e komunitetit.

“Kam një kënaqësi të madhe kur jap këtë lajm. Unë jam rritur në njësinë nr 2. Nuk ka kënaqësi më të madhe se sat ë deklaroj sot që kemi fituar bindshëm njësinë nr2. Kjo na jep një përgjegjësi akoma më të shtuar.

Nuk ka rëndësi nëse jeni nga Sauku apo nga rruga e Elbasanit. Faleminderit të gjithë qytetarëve. Ka qenë një ditë natë 72 orëshe. Falenderoj të gjithë komisionerët, numëruesit, patronazhistët e të gjithë bashkë.

Nga sot fillojmë punën. Sot i shtrijmë dorën kundërshtarëve tanë. Fushata mbaroi dhe çdo lloj qejfmbejtje duhet të jetë pjesë e të kaluarës. I kam kërkuar Benit të telefonojë Joridën . Duhet që të punojnë bashkë për të mirën e njësisë. Unë besoj fort që skuadra jonë e ka dinjitetin të shtrijë dorën e bashkëpunimit që njësia dy të ecë akoma më përpara”, deklaroi Veliaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!