Veliaj: E mbajtëm fjalën për ndërtimin e rrugës Yzberisht-Kashar

schedule21:41 - 22 Korrik, 2019

schedule 21:41 - 22 Korrik, 2019

Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e rrugës në zonën industriale Yzberisht-Kashar. Kryetari Erion Veliaj tha se e ka mbajtur fjalën e dhënë per kete zonë, ndërsa theksoi se 90% e banorëve e duan Unazen e Re.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në zonë Industriale Yzberisht-Kashar. Mbajtëm fjalën për të krijuar fillimisht lagjen e re të zonës së Astirit dhe Unazës së Re. Kjo infrastrukturë është në shërbim të komunitetit”, u shpreh Veliaj

Veliaj theksoi se se ky investim, përveç banorëve, do t’u shërbejë edhe bizneseve përgjatë këtij aksi të rëndësishëm industrial.

Kryebashkiaku u tregua mirënjohës me banorët mirëkuptues, të cilët kanë lëshuar pak nga pronat e tyre për të ndërtuar rrugë dhe trotuare.

Ai theksoi se puna e bërë në gjithë këtë zonë, qoftë me rrugët, rehabilitimin e lagjeve dhe ndërtimin e Bulevardit të Kasharit, është prova më e mirë se edhe realizimi i projektit të zgjerimit të Unazës te Astiri do të jetë po aq dinjitoz dhe që do sjellë civilizim e urbanizim të të gjithë zonës.

Bashkia e Tiranës është e vendosur që t’i përgjigjet kërkesës së 90% të qytetarëve të zonës që e duan zhvillimin, për të vijuar me këtë projekt dhe për t’i dhënë Tiranës një aks të domosdoshëm për qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve.

Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!