Përplasja e radhës e banorëve të Bregut të Lumit ka sjellë edhe reagimin e kryetaritë të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Ai tha se Bulevardi i Ri pengohet nga fëmijë të llastuar politikanësh.
“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet për tek sheshi i fundit i Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e të llastuar politikanësh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Është i pashmangshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne, që e kemi në dorë, se sa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër”. /abcnews.al