Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se brenda muajit mars, do të arrihet që në kryeqytet të ketë 1 milion pemë të mbjella.
Teksa u mbollën 500 pemë në Pezë nga gjimnazistët e zonës, Veliaj u shpreh 8 vite më parë e nisën me vetëm një pemë, ndërsa brenda këtij muajit kjo shifër arrin në 1 milion.
“Shumë i lumtur që nisim një muaj të ri me +500 pemë më shumë në Pezë nga super gjimnazistët e Pezës. 8 vite më parë e nisëm me 1 pemë e këtë muaj arrijmë 1.000.000 pemë të mbjella në Tiranë. Një histori suksesi të cilën e realizuam të gjithë bashkë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.