Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj ankohet në Kushtetuese/ Ankimon vendimin e qeverisë: Shkarkimi nga detyra, antikushtetues!

schedule10:03 - 29 Shtator, 2025

schedule 10:03 - 29 Shtator, 2025

TIRANË-Shkarkimi i Erjon Veliaj me firmën e kryeministrit Edi Rama ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese. Këtë të hënën avokatët e tij i janë drejtuar Kushtetueses, duke cituar se shkarkimi është anti-kushtetues.

Në ankimimin dorëzuar mbrojtësit e veliajt citojnë nenin 115, që e argumentojnë të shkelur nga Këshilli i Ministrave.

“Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror”

Sipas avokatëve Veliaj nuk është në kushtet e shkeljes së rëndë, sipas parashikimeve të Kushtetues dhe mungesa e tij në detyrë, është për arsye të detyrueshme e jo zgjedhje e tij.

“Nëse do të lejohej që ligjvënësi të shtonte shkaqe të tjera shkarkimi, përtej atyre që rrjedhin nga ky nen, funksioni mbrojtës i nenit 115 do të shkatërrohej, duke e reduktuar në një dispozitë të zbrazët. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë kryetarët e bashkive do të ishin të pambrojtur ndaj ndërhyrjeve të njëanshme të pushtetit qendror, ndërkohë që Kushtetuta ka synuar të garantojë pikërisht të kundërtën: që mandati i tyre të cenohet vetëm në raste të jashtëzakonshme”

 Në argumentimin e neneve, avokatët kanë sjellë në vëmendje edhe faktin që Këshilli i Ministrave e ka shkarkuar Veliajn duke u bazuar në nenin 100 dhe jo 115, që parashikon rastet kur mund të shkarkohet një kryetar bashkie.  Neni 100 i Kushtetutes parashikon ndërkohë detyrën e Këshilli i Ministrave për të caktuar drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme

“Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë”

Referuar këtyre dispozitave, tashmë topi i çështjes së shkarkimit të  Veliaj i takon Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë sipas ligjeve, një ankimim i tillë pezullon dhe bllokon mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të bashkisë së Tiranës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!