Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi në ABC se nisma për heqjen e depozitave ka nisur dhe deri më tani janë hequr 30% e tyre. Ai deklaroi se aktualisht 70% e Tiranës ka 24 orë ujë ndërsa premtimi për pjesën tjetër sipas tij do të mbahet deri në vitin 2024. Veliaj u shpreh se sot 99% e Tiranës ka ujë ku hap çezmën, kjo edhe prej rrjetit si dhe nga depozitat.
- Lexo edhe: Veliaj: Dyndja në urbane, Veliaj: Zgjidhja më e mirë është maska, e rekomandon edhe shkenca
“30% e depozitave janë hequr. Ka paragjykim, ka padije. 70% e Tiranës ka 24 orë ujë. Ndërkohë që 30% tjetër ka nevojë për një investim tjetër. Deri në 2024 do kenë 24 orë ujë edhe ata. 99% e Tiranës kur hap çezmën ka ujë, ose nga depozita ose nga rrjeti.
Në çdo qytet të madh ndodh ky problem. Tani kjo do durim. Momentalisht kemi bërë një investim shumë të madh nga Bovilla. Jepeshin leje pa rrjet uji. Deri tani ia kemi dalë dhe besoj se do kapim afatin”, deklaroi Veliaj./mv.abcnews.al