Veliaj: 2018 do të jetë viti i gjelbërimit të kryeqytetit

schedule19:27 - 17 Janar, 2018

schedule 19:27 - 17 Janar, 2018

550 rrënjë ullinj, të kësaj peme që vjen si trashëgimi nga koha e Skënderbeut, janë mbjellë nga bashkia e Tiranës në kodrën e kalasë së Petrelës

Në përkujtimin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, kryeqytetit iu shtuan 550 ullinj rreth Kalasë së Petrelës.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me përfaqësues të komunitetit të arbëreshëve të ardhur nga Italia, iu bashkuan aksionit për mbjelljen e ullinjve të rinj, si simbol i shpresës dhe i miqësisë.

Erion Veliaj: “Sot është 17 Janari, viti dhe dita, kur përkujtojmë Skënderbeun 550-vjetorin e vdekjes. Unë besoj që fbula e tij është një fabul bashkimi që flet gjithmonë e më fort. E në një moment ku ne shqiptarët e kemi zakon të devijojmë, të humbasim fokusin, të përcahemi, të pengojmë njëri-tjetrin besoj se Skënderbeu është e vetmja figurë që nga unifikon të gjithëve e për të cilin nuk kemi debat. Ndaj jam i lumtur sot që të gjithë vëllezërit tanë, arbëresh nga jugu i Italisë janë bashkuar jovetëm për përkujtimoret e vitit të Skëndërbeut, por mbi të gjitha edhe për disa simbolika shumë të forta”.

Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen nismës së bashkisë për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet me pemë të reja.

Erion Veliaj: “Dhe do të doja që t’i ftoja të gjithë qytetarët e Tiranës, meqë është viti i skënderbeut një mënyrë për të qenë sadopak patriot pa qenë nevoja për të shkuar në luftë mjafton të mbjellë një pemë ulliri. Dhe më vjen mirë që deri në datën 21 Mars, ne do të kapim dhe do të kalojmë rekordin e 100 mijë pemëve. Jemi sot, momentalisht në mbi 75 mijë pemë vetëm në këtë sezon mbjelljeje. Nëse do të vazhdojmë me këtë frymë me kompanitë, me vullnetarë, me dashamirës, me patriotë me qytetarë të mirë, ne do të kemi ndoshta vitin më të gjelbër që Tirana ka parë”.

Me këto ritme, theksoi kryebashkiaku Veliaj për mbjelljen e fidanëve të rinj, jo vetëm në zonat rurale, por edhe brenda qytetit, 2018-a do të jetë viti më i gjelbër për Tiranën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!