Vegjetarianët apo mishngrenësit? Zbuloni se cilët janë më të rrezikuar nga depresioni

schedule12:52 - 3 Tetor, 2022

schedule 12:52 - 3 Tetor, 2022

Ka pasur gjithmonë mendime të ndryshme se cili nga të gjitha zakonet e të ngrënit është më i mirë për shëndetin fizik të njeriut, por një studim i ri heton lidhjen e depresionit me vegjetarianët dhe mishngrënësit.

Sipas healthline, studiues nga Brazili një vend i famshëm për prodhimin e viçit  publikuan gjetjet në Journal of Affective Disorders. Sipas raportimeve, ata hetuan lidhjen e mundshme të depresionit tek  14,216 të rritur të moshës 35 deri në 74 vjeç gjatë një periudhe gjashtëmujore.

Studiuesit zbuluan se vegjetarianët kishin dy herë më shumë gjasa të vuanin nga depresioni se sa mishngrenësit.

“Depresioni është më i përhapur te personat që nuk hanë mish, pavarësisht nga faktorët socio-ekonomikë dhe të stilit të jetesës,” përfundoi studimi.

Ekspertët raportojnë gjithashtu se mënyra e të ushqyerit që nuk bazohet në proteina shtazore ka treguar se redukton ndjeshëm sëmundjet e zemrës. Megjithatë, ata theksojnë se njerëzit duhet të konsumojnë ushqime shtazore dhe mish pasi është i dobishëm si për shëndetin mendor ashtu edhe për atë fizik.

/abcnews.al