Operacioni është përmbyllur me sukses dhe Vedat Muriqi do të transferohet te Lazio. Simone Inzaghi kërkoi një qendërsulmues potent dhe Igli Tare i dhuron bomberin nga Prizreni, i cili është gati të nisë aventurën e radhës dhe e meriton plotësisht këtë mundësi.
18 milion euro do të përfitojë Fenerbahce, që shpenzoi vetëm 3.5 milion euro një vit më parë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit dardan. “Pyka” e Kosovës, i cili shënoi 17 gola sezonin e kaluar me ekipin nga Stambolli, do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Lazion.
Rroga e Muriqit do të jetë rreth 2 milion euro në sezon dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në ndeshjet e grupeve në Champions League, kompeticion ku bardhekaltrit u rikthyen pas shumë viteve mungesë. /abcnews.al
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 13, 2020