Vedat Muriqi është duke kaluar momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa sot ka shënuar sërish ndaj Atletico Madridit në La Liga, një gol që i dha 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij.
“Dardani” ishte në kohën e duhur në momentin duhur në minutën e 16, kur shtyu topin drejt rrjetës.
Momentalisht ai është golashënuesi i dytë me i mirë në Spanjë me 8 gola dhe 1 asist, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Robert Lewandowski i Barcelonës.
Ekipi i Mallorca-s është duke kaluar një moment të mirë, teksa në 4 ndeshjet e fundit ka 3 fitore dhe një barazim dhe ndodhet në vendin e 10 në rënditje, ndërsa Atletico po kalon një mini-krizë pasi në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë dhe pozicionohet në vendin e 6.
Shikoni KËTU golin e Muriqit.