Vë kumarin para Anglisë, ylli i Leicester rrezikon shumë

schedule10:41 - 13 Tetor, 2019

schedule 10:41 - 13 Tetor, 2019

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, grumbulloi për herë të parë yllin e Leicester City, James Maddison. Vetëm pak para fluturimit drejt Çekisë mesfushori nuk ndihej mirë, çka e detyroi trajnerin ta linte në shtëpi të pushonte.

Maddison ka mednuar të “pushojë” ndryshe dhe është parë në një nga kazinotë e Leicester-it. Ndërkohë që shokët e tij luftonin në fushën e lojës për kualifikimin në “Euro 2020”, ai as nuk e ka parë ndeshjen. Mesfushori e kaloi natën duke luajtur poker, sikurse raporton “The Sun”.

Trajneri Southgate nuk do jetë aspak i kënaqur kur ta mësojë këtë lajmi. Ai e njeh të riun, madje di edhe problemet që ka kaluar te kombëtaret e moshave. Gjithsesi ai sërish i besoi dhe e grumbulloi me ekipin e parë.

Me Bullgarinë dhe Kosovën Maddison ishte i grumbulluar, por nuk i dha shansin të luante. Ka zëra se futbollisti i Leicester nuk udhëtoi me kombëtaren pikërisht sepse nuk luajti ndaj Kosovës. Flitet gjithashtu se në fund të sezonit mund të këtë një kalim të tij tek Manchester United, por sjellja e tij mund t’i bëjë “Djajtë e kuq” të mendohen mirë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!